UBT News

Jo më SIM, por iSIM Vodafone

Kompania Vodafon prezantoi prototipin e parë të iSim (skedë elektronike), një hap drejt braktisjes së SIM-eve fizike për telefonat celularë.

Kjo teknologji e re premton të integrojë funksionalitetin e një karte telefonike në procesorin kryesor të një celulari ose tableti, në mënyrë që të mos ju duhet t’i kushtoni një hapësire specifik siç ndodh sot.

iSIM përputhet me specifikimet e diktuara nga GSMA, organizata që rregullon dhe përfaqëson operatorët telefonikë globalë, e cila përfshin funksionalitetin tradicional të një karte me përfitimin e performancës më të lartë dhe kapacitetit më të madh të memories.

Siç shpjegojnë burime pranë kompanisë, iSIM është një evolucion i natyrshëm i cili nuk ka nevojë për një çip të veçantë për të funksionuar.

Pasi të keni ndërtuar procesorë me iSIM të integruar, nuk do të ketë nevojë për asgjë tjetër për të aktivizuar numrin tuaj dhe ofertën e preferuar, duke ndryshuar edhe kompaninë që dëshironi.

“Qëllimi ynë është të krijojmë një botë ku çdo pajisje lidhet thjesht dhe pa probleme, dhe klienti ka kontroll të plotë. iSIM i kombinuar me platformën tonë të menaxhimit në distancë, është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim, duke lejuar që pajisjet të lidhen pa një kartë SIM fizike ose një çip të dedikuar”, deklaroi shefi komercial i Vodafone, Alex Froment-Curtil.

Exit mobile version