Vaksina Johnson&Johnson ofron mbrojtje kundër COVID-19 deri në tetë muaj, dhe është efektive edhe kundër variantit Delta. Kështu thanë nga kompania të enjten në një deklaratë.
Kompania tha se një dozë e vaksinës ofron një përgjigje të qëndrueshme të antitrupave dhe gjeneron qeliza imune të quajtura T-qeliza që zgjasin tetë muaj.

Nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna thanë se dy dozat e vaksinës ofrojnë mbrojtje për së paku gjashtë muaj, dhe studiuesit në Universitetin e Uashingtonit në St. Louis raportuan në fillim të kësaj jave se studimet e tyre për vullnetarë të vaksinuar tregojnë se mbrojtja nga vaksinat duhet të zgjasë shumë më shumë se kaq – madje me vite.
Vaksina Johnson&Johnson në një studim laboratorik tregoi shenja premtuese të mbrojtjes nga varianti Delta që po përhapet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera, tha kompania./UBTNews