UBT News

Jimmy Donaldson, njeriu me fitimet më të mëdha nga YouTube për vitin 2021

Jimmy Donaldson, 23-vjeçar me prejardhje nga Amerika, i njohur ndryshe edhe si MrBeast, ishte më i paguari i vitit 2021 nga YouTube, sipas Forbes. Ai ka gjeneruar më shumë se 10 miliardë shikime në platformë dhe arriti 54 milionë dollarë fitime.

Donaldson tejkaloi për nga fitimet 10-vjeçarin Ryan Kaji, i cili kryesoi listën e përvitshme dy vitet e fundit.

Bashkërisht, dhjetë “YouTuber-ët” më të paguar arritën shifrën 300 milionë dollarë në vitin 2021, sipas revistës amerikane.

Në vendin e dytë renditet Jake Paul, kjo shënon edhe pozicionimin e tij të parë në topdhjetëshe që nga viti 2018, dhe vëllai i tij Logan, i cili u rikthye, meqë mungoi që nga viti 2017.

Gjatë pandemisë, shumica e mediave tradicionale e patën të vështirë të përshtaten. Filmat u shtyen, oraret e telenovelave u ndryshuan dhe lansimi i videolojërave u shtye. Për platformën YouTube, kjo mund të konsiderohet një “lloj shpërthimi”.

Sipas ekspertëve, në vitin 2021, kjo platformë kishte 2.3 miliardë përdorues në nivel botëror. YouTube thotë se një miliard orë përmbajtje vizuele konsumohen në platformë çdo ditë./UBTNews

Exit mobile version