UBT News

Jill Biden infektohet me koronavirus

Zonja e parë, Jill Biden u infektua me koronavirus, konfirmoi të martën Shtëpia e Bardhë. Ajo rezultoi negative të hënën, por kishte simptoma të lehta gjatë mbrëmjes.

Zonjës së parë, 71-vjeçare, i është përshkruar Paxlovid antiviral dhe do të izolohet nga të tjerët për të paktën pesë ditë, thuhet në deklaratë.

Zonja e parë ishte në pushime me presidentin Joe Biden në Kiawah Island, S.C., që nga java e kaluar. Ajo pritej të udhëtonte në Orlando, Fla., të enjten për disa ngjarje në Walt Disney World Resort./UBTNews/

Exit mobile version