UBT News

Jetëgjatësia në SHBA është në nivelin më të ulët në 25 vjet

Për shkak të COVID-19 dhe mbidozës së drogës, jetëgjatësia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rënë në nivelin më të ulët në 25 vjet, sipas të dhënave më të fundit nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve.

Sipas të dhënave të vitit 2021, amerikanët pritet të jetojnë 76.4 vjet, nga një rekord prej 78.8 vjetësh në vitin 2019. Të dhënat tregojnë se SHBA vazhdon të renditet në mesin e vendeve me nivelin më të ulët të jetëgjatësisë në mesin e ekonomive të mëdha. Sëmundjet e zemrës mbeten shkaku kryesor i vdekjeve, pastaj kanceri dhe COVID-19.

Të dhënat përshkruhen në dy raporte të lëshuara nga CDC të enjten: një mbi vdekshmërinë e vitit 2021 në SHBA dhe i dyti për vdekjet si pasojë e drogës në SHBA nga viti 2001 deri në vitin 2021.

Edhe mbidoza e drogës është gjithashtu një faktor i vdekjes. Mbidoza përbën më shumë se një të tretën e të gjitha vdekjeve aksidentale në SHBA, tregojnë të dhënat. Në përgjithësi, vdekjet nga mbidoza janë rritur me 16% nga viti 2020.

Jetëgjatësia në SHBA mbetet më e ulët se në Mbretërinë e Bashkuar, ku mesatarja është 80.8 vjet. Është gjithashtu më e ulët se Kanadaja fqinje, ku jetëgjatësia që nga viti 2020 është 81.75 vjet./UBTNews/

Exit mobile version