UBT News

Jessie J thotë se pati sukses në luftimin e kancerit të gjirit

Këngëtarja britanike Jessie J ka njoftuar se rezultatet e testeve pas operacionit për të hequr njërin nga gjinjtë e saj pas një diagnoze të hershme të kancerit, nuk tregojnë përhapje të sëmundjes.

Në një postim në rrjetet sociale ajo ka shkruar se është duke qarë me “lot gëzimi” pasi mori lajmin.

Në qershor ka zbuluar diagnozën dhe i është nënshtruar një operacioni për të hequr gjoksin, ka falënderuar 14 milionë ndjekësit për “lutjet, dashurinë, urimet e mira, dhe gjithë energjinë pozitive”. 37-vjeçarja ka treguar për përvojën e saj të kryerjes së një mastektomie dhe ka marrë komente në mbështetje të kësaj.

Të hënën Jessie J ka publikuar një video, të bërë natën para operacionit, të djalit të saj të vogël duke thënë: “Mami do të jetë mirë”.

“Dhe… unë jam mirë”, ka shkruar këngëtarja, duke thënë se kishte marrë rezultate që tregonin se nuk kishte përhapje të kancerit.

Këngëtarja ka shitur miliona kopje të hiteve të saj si “Nobody’s Perfect” dhe “Who You Are”. Ajo po përgatitet të publikojë një album, të parin në disa vite.

Kënga e saj “Price Tag”, e cila u publikua në vitin 2011, është rikthyer në popullaritet pasi përdoruesit e mediave sociale postuan video duke interpretuar tekstet e këngëve që u bënë shpejt virale.

Exit mobile version