Jessica Simpson la fansat e saj të hutuar kur u shfaq në tapetin e kuq të VMA-ve 2025 të dielën.
Edhe pse ylli i pop-it shkëlqeu me një fustan të hollë rrjetë nga Christian Siriano, ishte fytyra e saj e ndryshuar që nxiti biseda.
“A është kjo Jessica Simpson? Nuk duket si ajo! Por duket bukur,” shkroi një fans në X.
Disa të tjerë e krahasuan me yje shumë më të rinj, si Addison Rae apo modelen Brooks Nader.
Fansat u hutuan kur Simpson i dorëzoi Ricky Martin çmimin e parë Latin Icon, duke nxjerrë në pah fytyrën “e tërhequr”.
Një përdorues shkroi: “Jessica Simpson duket si t’i ketë bërë reaksion alergjik ndonjë konservë e skaduar,” duke kujtuar një moment në reality show-n e saj. Të tjerë sugjeruan se ndryshimi i madh mund të jetë për shkak të tërheqjes së fytyrës ose filler-ave të shumtë.
Megjithatë, disa fansa e mbrojtën pamjen e re të saj.
“Jessica Simpson duket mahnitëse, mbyllni gojën ju,” shkroi një përdorues. Një tjetër theksoi: “Duket fantastike! Ajo është 45 vjeç dhe nuk jemi më në vitet 2000.” Kujtojmë se në dhjetor 2024, Simpson habiti fansat kur ndau një foto të pashfaqur më parë në Instagram, duke promovuar albumin e saj të parë pas një dekade.
Në kujtimet e vitit 2020, rrëfeu për dy operacione, përfshirë një që e la të shtruar në spital për nëntë ditë për shkak të një infeksioni.
“Kirurgjia plastike nuk zgjidh atë që ke brenda,” shkroi ajo.