Aktori amerikan Jesse Eisenberg ka zbuluar së fundmi se cili është roli i tij më i preferuar në karrierën e tij.
Në një intervistë të dhënë për revistën People, 42-vjeçari foli për pjesën e tretë të ardhshme të serisë “Now You See Me”, duke treguar se pikërisht ky film përfaqëson rolin e tij më të dashur.
“Ky është personazhi im i preferuar për ta luajtur. Do të doja të kishte edhe dhjetë filma të tjerë ‘Now You See Me’,” u shpreh Eisenberg.
Ai do të rikthehet si magjistari J. Daniel “Danny” Atlas në vazhdimin e ri të titulluar “Now You See Me: Now You Don’t”, pas suksesit të filmave të mëparshëm të vitit 2013 dhe 2016.
“Personazhi im është interpretues i sigurt që mendon se është i jashtëzakonshëm, kënaqësi e vërtetë të futesh në ato pozicione,” tha aktori.
Filmi i ri, me regji nga Ruben Fleischer, vazhdon historinë e ekipit të iluzionistëve që përdorin performancat e tyre magjike për të realizuar grabitje të sofistikuara.
Në kastë rikthehen Isla Fisher, Woody Harrelson dhe Dave Franco, ndërsa atyre u bashkohen Justice Smith, Dominic Sessa dhe Ariana Greenblatt.
“Now You See Me: Now You Don’t” pritet të shfaqet në kinema më 14 nëntor. /A.Z/UBT News/