Ka dhënë dorëheqje Visar Berisha, këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti. Lajmin e ka konfirmuar vetë Berisha përmes një shkrimi në Facebook, teksa nuk u bënë të ditura arsyet.
“Zyrtarisht prej sot nuk jam më pjesë e Zyres se Kryeministrit te Republikes se Kosoves. Arsyet jane te mijat dhe do mbesin te tilla. Ndjehem mire me perpjekjet e noj here edhe me arritjet qe kam mbrri me ia ba vendit nepermjet asaj zyreje.Parimet, lojaliteti ndaj Republikes dhe barazia kane qene ato qe me kane nxite me qene pjese e projektit politik per keta muaj. Te njejtat po i marr me vete pa ndryshuar asgjà ne to”, shkroi ai mes tjerash.
Sipas Berishës, Qeveria Hoti ka bërë një prej akteve më patriotike në 10 vitet e fundit me nënshkrimin e marrëveshjes së Washingtonit./UBTNews