Uebsajti “OnlyFans” po bëhet me pronar të ri pas një viti të trazuar. Tim Stokely, themeluesi i “OnlyFans”, njoftoi të hënën se dha dorëheqje nga kjo pozitë.
Stokely tha se “ai po largohet për shkak të sfidave të reja” pas pesë vitesh në krye të kompanisë.
Amprali Gan, e cila iu bashkua “OnlyFans” si shefe marketingu dhe zyrtare e komunikimit vitin e kaluar, do të marrë këtë post.
“OnlyFans” filloi si një platformë për të famshëm dhe personalitete sportive për të prodhuar video dhe foto dhe për për t’i ndarë me fansat që u abonuan në këtë platformë. Por kompania me bazë në Mbretërinë e Bashkuar u bë e njohur për përmbajtje eksplicite dhe kryesisht për të rritur./UBTNews