Shefja ekzekutive e platformës YouTube, Susan Wojcicki do të largohet pas nëntë vitesh në këtë post.
Në një postim në blog, ajo tha se ka “vendosur të fillojnë një kapitull të ri duke u fokusuar në familjen time, shëndetin dhe projektet personale për të cilat jam e apasionuar”.
Shefi i produktit i YouTube, Neal Mohan, do të marrë drejtimin e platformës së videove në pronësi të Google.
“Koha është e duhur për mua dhe jam në gjendje ta bëj këtë sepse ne kemi një ekip të jashtëzakonshëm drejtues në YouTube”, tha ajo./UBTNews/