Ka dhënë dorëheqje ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi.
Lajmin e ka konfirmuar sot zyrtari për informim i QKUK-së, Shpend Fazliu, i cili ka potencuar se Bislimi ka dhënë dorëheqje për shkaqe personale.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ju konfirmon se për shkaqe personale ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d. drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Dr. Arben Bislimi”, ka bërë të ditur ai.
Sipas Fazliut, së shpejti pritet të caktohet u.d. drejtori i ri i Klinikës së Onkologjisë.