UBT News

Jep dorëheqje ministri Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga dikasteri të cilin e ka udhëhequr deri më tash.

Kështu kanë bërë të ditur burime të KosovaPress-it brenda Qeverisë së Kosovës.

Ende nuk dihen arsyet e dorëheqjes së tij.

Kujtojmë se, vetëm një ditë më parë, Mehaj u krenua me realizimin e planit të punës, ku vetëm për periudhën janar – qershor të këtij viti, ka shkruar se është realizuar 90 përqind e planit.

Ndërsa nuk munguan as shkrime të tjera, ku përkrah kryeministrit Kurti u pa dje (e hënë) në Gjakovë, me rastin e 25-vjetorit të rënies së katër dëshmorëve të familjes Lleshi.

Exit mobile version