Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober ka dhënë dorëheqje nga ky post. Ai deklaroi se nuk do të mund të vazhdonte punën rraskapitëse për ta luftuar COVID-19-in, pas problemeve shëndetësore të shkaktuara nga mbingarkesa.
Anschober, 60-vjeçar, erdhi në krye të këtij posti në janar të vitit të kaluar, kur partia e tij e gjelbër u bë partneri i vogël në një koalicion qeverisës të udhëhequr nga kancelari konservator, Sebastian Kurz.
Austria ishte një nga vendet e para në Evropën Perëndimore që e bëri obligative përdorimin e maskës vitin e kaluar./UBTNews