UBT News

Jep dorëheqje ministri grek i Transportit

Kostas Karamanlis ka dhënë dorëheqje si ministër i Greqisë për Infrastrukturë dhe Transport, duke thënë në një deklaratë: “Kur ndodh diçka kaq tragjike, është e pamundur të vazhdohet dhe të pretendohet sikur nuk ka ndodhur… Kjo quhet përgjegjësi politike. Për këtë arsye, jap dorëheqje si ministër i Infrastrukturës dhe Transportit”.

“Është ajo që unë e ndjej si detyrë të bëj, si një shenjë respekti ndaj kujtimit të njerëzve që vdiqën në mënyrë të padrejtë, dhe duke marrë përgjegjësinë për gabimet e shtetit grek dhe të sistemit politik grek gjatë rrjedhës së historisë”, deklaroi ai tutje.

Ai shtoi: “Nga thellësia e zemrës, shpreh dhimbjen dhe mbështetjen time për familjet e viktimave”./UBTNews/

Exit mobile version