Liz Truss ka dhënë dorëheqjen si kryeministre e Britanisë së Madhe. Duke folur para mediave, ajo tha se i ka thënë mbretit Charles se po jep dorëheqjen si udhëheqëse e Partisë Konservatore.
Truss tha se ka ardhur në detyrë në një kohë “jostabiliteti të madh ekonomik dhe ndërkombëtar”, raportoi BBC./UBTNews/