Drejtori i Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në këtë institutcion.
Kështu ka bërë të ditur në një komunikatë për medie, Bordi Drejtues i ShSKUK-së.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i SHSKUK-së, në mbledhjen e mbajtur me datë 02.08.2022 ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Dr. Valbon Krasniqi.
Bordi Drejtues i ShSKUK-së me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Krasniqit e falënderon për bashkëpunimin e treguar.
Po ashtu ju njoftojmë se, bazuar në kompetencat e veta, Bordi Drejtues i ShSKUK-së ka emëruar U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi.