UBT News

Jep dorëheqje drejtori i BKS-së, Sami Mazreku

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Këtë e ka konfirmuar vetë Mazreku përmes një postimi në Facebook. Mazreku ka falënderuar Bankën Qendrore të Kosovës, për siç thotë mbështetjen që i kanë ofruar nën udhëheqjen e BKS-së.

Ai ka treguar edhe arsyen e dorëheqjes nga kjo pozitë.

“Mosaprovimi i kërkesës sime që së bashku me vendimin që ka marrë Asambleja për delegimin e trajtimit te dëmeve në kompani të sigurimeve, të transferohet edhe një pjesë konsiderueshme e stafit që lidhet me trajtimin e dëmeve si dhe mosaprovimi i buxhetit për edukim financuar ku përfshihet publikimi i gazetës, mirëmbajtja e ueb faqes, organizimi i tryezave, konferencave me gazetarë, seminareve me gazetarë, dizajnimi i grafikave… etj kanë pamundësuar që unë të vazhdoj edhe më tutje të jam në krye të BKS-së”, ka shkruar ai.

Exit mobile version