Ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Arsimit në Komunën e Fushë Kosovës, Samir Shahini.
Shahini njoftoi përmes Facebook-ut se arsyet që e çuan të marrë këtë vendim janë personale.
“Përgjatë pervojës sime thuajse 1-vjeçare në pozitën e drejtorit, unë kam punuar me përkushtim të palëkundur përkundër vështirësive e pengesave të qëllimta nga individë të caktuar brenda e jashtë komunës, kemi bërë punë të shumta e të mira, e një numër të madh ndryshimesh i kemi inicuar bashkë me kryetarin, stafin e drejtorisë e të komunës, shkollave e partnerët e shumtë”, shkroi ai mes tjerash.