Pas finalizimit të divorcit në janar 2025, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, kanë vendosur të tërheqin nga shitja shtëpinë e tyre të përbashkët luksoze në Los Angeles, një pronë e vlerësuar fillimisht në 60 milionë euro.
Çifti kishte tentuar ta shiste pronën që në qershor 2024, në mënyrë joformale, dhe më pas në korrik e listuan publikisht.
Pavarësisht përpjekjeve, interesimi i tregut ishte i ulët dhe blerës seriozë nuk u paraqitën.
Sipas një burimi për revistën People, dyshja ishte hezitues ndaj humbjeve financiare, dhe për këtë arsye kishin vendosur të zbrisnin çmimin e shitjes në 55 milionë euro, në përpjekje për të tërhequr interes të ri nga blerësit potencialë. Por edhe pas kësaj lëvizjeje, situata nuk ndryshoi.
“Ndërkohë që kishin shpresuar ta shisnin shtëpinë, ishin gjithashtu të kujdesshëm për të mos pësuar një humbje të madhe”, tha burimi, duke shtuar se vendimi për ta hequr nga tregu “ishte një vendim biznesi i marrë së bashku”.
Kjo pronë madhështore në Beverly Hills përfshin 12 dhoma gjumi dhe 24 banjo, duke qenë një nga rezidencat më luksoze të zonës.
Tashmë që është tërhequr nga tregu, mbetet e paqartë nëse do të përdoret nga ndonjëri prej tyre apo do të rivlerësohet në të ardhmen.
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck finalizuan divorcin e tyre në janar 2025, pas dy vitesh martesë.