UBT News

Jennifer Lawrence flet për bashkëpunimin e qetë dhe profesional me Robert Pattinson

Jennifer Lawrence ka treguar pse nuk pati nevojë për një koordinator intimiteti gjatë xhirimeve të filmit të saj të ri komedi-dramë, ku luan përkrah aktorit britanik Robert Pattinson.

Ylli i Hollywood-it tha në podcastin Las Culturistas se ndihej plotësisht e sigurt me Pattinsonin, duke theksuar profesionalizmin dhe respektin që ai tregoi gjatë punës.

“Nuk kishte asgjë të çuditshme apo tension të panevojshëm. Nëse do të kishte qenë ndryshe, ndoshta do të kisha kërkuar një koordinator intimiteti. Por Rob ishte gjithmonë i qetë dhe i respektueshëm,” shtoi Lawrence.

Ajo përmendi se ata flisnin për jetën e tyre personale, përfshirë fëmijët dhe marrëdhëniet, duke e bërë bashkëpunimin shumë të lehtë.

Në të njëjtën intervistë, Lawrence ka folur edhe për ndjesitë e saj rreth mëmësisë. Ajo pranoi për Vogue se nuk e dinte çfarë të priste si nënë për herë të parë dhe se përvojat mund të ndryshojnë për çdo grua.

“Fatmirësisht kisha shoqe që më thanë të vërtetën: mund të mos lidheni menjëherë me foshnjën, mund të mos biesh në dashuri që nga fillimi. Kjo më ndihmoi të pranoja çdo ndjenjë që do të kisha,” tha ajo.

Sot, aktorja është nënë e dy djemve, Cy, tre vjeç, dhe Louie, i cili lindi më herët këtë vit. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version