Jennifer Garner është shfaqur elegante me një fustan me motive lulesh, teksa ka nisur xhirimet e para të ribërjes nga Netflix të komedisë romantike të vitit 2004, “13 Going on 30”, në Santa Monica të Kalifornisë.
Aktorja 54-vjeçare, e cila në këtë projekt mban edhe rolin e producenteve ekzekutive, u shoqërua në sheshxhirim nga Judy Greer dhe Emily Bader.
Kanë kaluar 22 vjet që kur Garner dhe Greer luajtën personazhet Jenna Rink dhe Lucy Wyman në filmin origjinal të regjisorit Gary Winick. Filmi kishte arkëtuar 96 milionë dollarë në mbarë botën, me një buxhet prej 37 milionë dollarësh.
Ende nuk është e qartë nëse Garner dhe Greer do të rikthehen në rolet e tyre ikonike si punonjëse rivale të revistës “Poise”, apo do të luajnë personazhe të lidhura me protagonisten e re, Emily Bader.
Ndryshe nga filmi origjinal, ku ngjarja zhvillohej në vitin 1987, versioni i ri pritet të vendoset në vitin 2009 dhe do të drejtohet nga regjisori Brett Haley.
Kasti i ri përfshin emra si Adeline Rudolph, Logan Lerman, Jessica Alba, Taylor Ortega, Tim Meadows dhe Dan Bucatinsky, ndërsa filmi origjinal kishte në kast edhe Mark Ruffalo, Andy Serkis, Brie Larson, Ashley Benson, Jim Gaffigan dhe Kathy Baker.
Regjisori Brett Haley e ka cilësuar “13 Going on 30” si një film “qesharak, emocional dhe thellësisht njerëzor”, duke thënë se përfshirja e Jennifer Garner si producente ekzekutive ka një rëndësi të veçantë për këtë ribërje./A.K/
