UBT News

Jennifer Aniston paralajmëron: Imazhi im përdoret në mashtrime me AI!

Aktorja e njohur hollywoodiane, Jennifer Aniston, ka shprehur shqetësimin e saj për rritjen e rasteve të keqpërdorimit të teknologjisë, veçanërisht të inteligjencës artificiale (AI) dhe videove “deepfake”.

Në një intervistë për Harper’s Bazaar UK, Aniston u shpreh e tronditur nga përdorimi i imazhit të saj në mënyrë të rreme për të promovuar produkte, përfshirë suplemente për humbje peshe dhe kolagjen.

“Është një tren që ka dalë nga kontrolli. Miqtë më njoftojnë për video të rreme, të cilat ndonjëherë duken aq reale, saqë më duhet t’ua dërgoj avokatëve të mi,” tha Aniston.

Ky problem nuk prek vetëm figurat publike, por edhe njerëzit e zakonshëm. Një burrë britanik, Paul Davis, u mashtrua duke besuar se po komunikonte me Aniston e humbi 266 dollarë në kartela dhuratë.

Madje, mashtruesi përdori patentë shofer të falsifikuar me emrin e aktores.

Edhe aktori Brad Pitt ka qenë objekt i skemave të ngjashme: një grua franceze humbi mbi 900,000 dollarë duke besuar se kishte një lidhje me të. Për shkak të stresit emocional, ajo përfundoi në spital, por vendosi të ndajë historinë e saj për të paralajmëruar të tjerët.

Aniston apelon për rregullim të përdorimit të AI: “Kjo teknologji ishte krijuar për të ndihmuar, por tani po dëmton shumë njerëz. Duhet të vendosen kufij të qartë.” /A.Z/UBT News/

Exit mobile version