Një numër i madh i aksidenteve ndodhin si pasojë e përdorimit të barnave të ndryshëm, ndërsa llogaritet se një numër i madh i shoferëve të cilët janë të përfshirë në aksidentet frontale kanë qenë nën ndikimin e barnave të cilët zvogëlojnë aftësitë vozitëse.
Madje edhe barnat, që duket se nuk janë aspak të rrezikshme (p.sh. barnat të cilat zvogëlojnë simptomat e gripit) shtojnë rrezikun nëse jeni duke vozitur.
Në aftësitë vozitëse më shumë ndikojnë anksiolitikët, ka raste të shumta kur këto barna gjenden në gjakun e shoferëve që pësojnë aksidente.
Këto barna ngadalësojnë reagimin e shoferit e pengojnë në vlerësimin e largësisë ndërmjet dy automjeteve që janë në lëvizje. Në grupin e barnave të cilët duhet t’i shmangin shoferët, janë edhe antidepresivët, pastaj analgjetikët e fortë (kundër dhimbjes), antihistaminikët (kundër alergjisë) etj.
Supozohet se nga 3% deri 7% e aksidenteve ndodhin si pasojë e përdorimit të barnave para dhe gjatë vozitjes.
Duhet që të kalojnë së paku 12 orë nga marrja e tyre deri te momenti i vozitjes. Nëse vendosni të vozitni më herët rrezikoni veten dhe të tjerët.
Llogaritet se afër 10% e shoferëve përdorin ndonjë lloj të barnave për qetësim.