Anemia është sëmundje që kufizon furnizimin me oksigjen të muskujve dhe indeve, shoqërohet me simptoma si lodhja, ndjeshmëria ndaj të ftohtit, marramendja, vështirësi në frymëmarrje, rrahje të çrregullta të zemrës dhe dhimbje koke.
Kjo sëmundje shkaktohet nga pamjaftueshmëria e hekurit e prek femrat. Hekuri është mineral që merret nga suplementët por burimet më të mira të tij janë mishi dhe bimët.
Barishtet
Trupi arrin të përthithë 70% të hekurit me burim shtazor dhe vetëm 30% të hekurit nga burime bimore. Nëse konsumoni barishte, duhet të rrisni numrin e racioneve të konsumuara në ditë. Spinaqi i gatuar me limon është burim i shkëlqyer i hekurit. Vitamina C ndihmon në përthithjen e hekurit nga organizmi.
Arrorët dhe farat
Janë burimet më të shëndetshme të proteinave, yndyrnave dhe hekurit. Me 28 gramë fistikë do të plotësoni 6.1% do të nevojës ditore për hekur.
Mishi i kuq pa dhjamë
Një copë me mish viçi plotëson 22% të nevojës ditore për hekur. Për të maksimizuar nivelin e hekurit të përthithur nga organizmin, mishin shoqëroni me spinaq, domate, speca të kuq, luleshtrydhe, lakra të vogla dhe brokoli.
Soja
Kjo fasule e vogël është burim i shkëlqyer i hekurit me bazë bimore. Ajo është ideale për veganët dhe vegjetarianët. Soja është e pasur edhe me proteina ndaj nuk duhet lënë mënjanë.
Vezët
Janë një ushqim që nuk duhet të mungojë në regjimin ushqimor të një anemiku. Përmbajnë hekur e mund të kombinohen me spinaqin, domaten ose kinoan në një vakt të pasur e të shëndetshëm.
Mishi i Bardhë i Pulës
Pjesa e gjoksit të pulës është burim i shkëlqyer i hekurit. Nëse e gatuani në zgarë pa yndyrë, është e shëndetshme. Mund ta shoqëroni me spinaq, brokoli dhe domate.
Bishtajoret
Bishtajoret, veçanërisht thjerrëzat janë të shkëlqyera kundër anemisë. Në gjysmë racioni do të plotësoni 20% të hekurit për të cilin ka nevojë organizmi.
Për më tepër, ato janë burim i shkëlqyer i fibrës që e mban stomakun të shëndetshëm.
Kujdes
Kafeja e çaji ndërhyjnë e pengojnë përthithjen e hekurit nga organizmi. Kur të konsumoni ushqimet që përmendëm frenoni dëshirën për kafe a çaj pas buke.