Kompania e transportit publik Trafiku Urban ka reaguar pas aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmë në Keqekollë, ku si pasojë e ndeshjes mes një veture dhe autobusit ka humbur jetën një person dhe janë lënduar 14 të tjerë.
Përmes një komunikate për media, nga Trafiku Urban janë shprehur thellësisht të tronditur për ngjarjen tragjike, teksa u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës.
“Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike e ndodhur mbrëmë në Keqekollë, ku nga aksidenti mes një veture dhe autobusit të Trafikut Urban, humbi jetën shoferi i veturës, dhe u lënduan 14 udhëtarë. Gjendja e të lënduarve është stabile dhe mbrëmë janë liruar nga QKUK-ja”.
Ndërmarrja shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimës për humbjen e më të dashurit të tyre dhe uron shërim të shpejtë për të lënduarit!”, thuhet në reagim.
Ndryshe, në aksidentin e rëndë ka humbur jetën shoferi i veturës, ndërsa janë lënduar 14 persona tjerë të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.