Familja e një indoneziani, i cili vdiq këtë vit në Haxh, është e lumtur që ai u varros në qytetin e shenjtë të Mekës, tha vajza e tij.
Mbi 1 mijë e 300 persona kanë vdekur këtë vit në Haxh, ku shumica e tyre për shkak të të nxehtit, thonë autoritetet e Arabisë Saudite, pasi më shumë se 1.8 milion pelegrinë morën pjesë pavarësisht temperaturave që u rritën në nivele të rrezikshme.
Duke folur për CNN të dielën, Heru Jumartiyah tha se babai i saj 86-vjeçar, Ngatijo Wongso Sentono, vdiq më 17 qershor në tendën e tij në Mina, në juglindje të Mekës, teksa priste për lutjet e mesditës.
“Ai ishte në gjumë dhe nuk kishte simptoma të sëmundjes më parë. Ai ishte i shëndetshëm edhe gjatë procesit të Haxhit”, tha ajo.
Sentono ishte regjistruar për në Haxh në vitin 2018 dhe udhëtoi për në Mekë me gruan e tij 83-vjeçare dhe fqinjët nga qyteti indonezian i Yogyakarta./UBTNews/