Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos premton 2 miliardë dollarë për rigjenerimin e natyrës. Bezos tha se kur udhëtoi në hapësirë e kuptoi brishtësinë e natyrës.
Paratë nga Fondi Bezos Earth do të shkojnë për rigjenerimin e peizazheve dhe transformimin e sistemeve ushqimore, tha ai në konferencën e klimës COP26 në Glasgou. Fondi do t’i shpenzojë 10 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimet klimatike në përgjithësi.
Në shtator, Fondi Bezos Earth premtoi 1 miliard dollarë për ruajtjen e natyrës dhe popujve dhe kulturave indigjene./UBTNews