Nisja e stacionit komercial që do të quhet Orbital Reef pritet në gjysmën e fundit të kësaj dekade, transmeton UBT News.
Duke e përshkruar përpjekjen si një “park biznesi me përdorim të përzier” në hapësirë, Blue Origin e Jeff Bezos dhe partneri kryesor në projekt, Sierra Space, thanë se do të strehonte deri në 10 njerëz në një sipërfaqe prej rreth 30,000 metra kub.
Sipas një uebsajti promovues, Orbital Reef do të jetë një vend ideal për një “hotel hapësinor”, “bërje filmash në mikrogravitet” ose “kryerjen e kërkimeve të fundit”. Ata në bord do të përjetonin 32 perëndime dhe lindje të diellit çdo ditë, tha kompania.
“Ne do të zgjerojmë aksesin, do të ulim koston dhe do të ofrojmë të gjitha shërbimet dhe lehtësitë e nevojshme për të normalizuar fluturimin në hapësirë”, tha Brent Sherwood, ekzekutiv i Blue Origin./UBTNews/