Një ish-shërbyese e shtëpisë së themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, pretendon se ajo dhe punonjësit e tjerë u detyruan të punojnë në kushte të pasigurta dhe johigjienike.
Mercedes Wedaa tha se ajo u punësua nga stafi i Bezos në vitin 2019 për të ndihmuar në mirëmbajtjen e shtëpisë së miliarderit në Seattle. Wedaa dhe stafi tjetër i shërbyesve punonte 10-14 orë në ditë, dhe nuk kishin mjaftueshëm pushim gjatë ditës, sipas dokumentave që u publikuan në gjykatë.
Mercedes Wedaa ka paditur Bezosin dhe dy kompani që dyshohet se menaxhojnë pronat e tij. Padia u ngrit këtë javë.
Avokati i Wedaas, Patrick McGuigan tha se klientja e tij “ka punuar shumë gjatë gjithë jetës së saj, ajo është një person shumë i besueshëm dhe provat bindëse mbështesin pretendimet e saj”./UBTNews/