UBT News

Jeff Bezos financon një kompani që synon ta ndalojë plakjen

Një kompani që synon ta ndalojë plakjen pritet ta hap një laborator në Britani të Madhe – me financim nga Jeff Bezos. “Altos Labs” është një kompani e bazuar në kërkime e themeluar në fillim të këtij viti e cila po punëson shkencëtarë me oferta prej 1 milion dollarësh paga vjetore, sipas MIT Tech Review.

Altos Labs ka të paktën 270 milionë dollarë për të zhvilluar teknologjinë biologjike të riprogramimit, e cila funksionon duke shtuar proteina në një qelizë e cila në thelb e udhëzon atë të kthehet në një gjendje të ngjashme me qelizat burimore.

Sipas MIT Technology Review, kompania që u inkorporua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britani të Madhe, ka investitorë miliarderët Jeff Bezos dhe Yuri Milner.

Shinya Yamanaka, shkencëtar që mori çmim Nobel në vitin 2012 për zbulimin e riprogramimit, do të kryesojë bordin këshillues shkencor të kompanisë.

Mediat e huaja raportojnë se Altos do t’i paguajë studiuesve rroga miliona dollarëshe pa pritshmëri të lartë për produktet apo të ardhurat./UBTNews

Exit mobile version