Jeff Bezos, një ndër njerëzit më të pasur të botës, do të udhëtojë në hapsirë. Themeluesi i Amazon, thotë se do të jetë pjesë e fluturimit të parë me ekuipazh të anijes së tij kozmike “Blue Origin”.
Raketa rreth 18 metra e gjatë, e emërtuar “New Shepard”, do të fluturojë për 11 minuta më 15 korrik. Pritet që të shkojë deri në 96 kilometra sipër tokës.
Në kabinën e anijes do të jenë gjithsej gjashtë persona. Përveç Jeff Bezos, pjesë e ekuipazhit do të jetë dhe vëllai I tij Mark Bezos. Ndërsa një vend është rezervuar për fituesin e ankandit që është aktualisht në progres. Oferta më e lartë është 2.8 milionë dollarë.