UBT News

JBS dha 11 milionë dollarë shpërblim për ta zgjidhur çështjen e sulmit kibernetik

Kompania më e madhe në botë për përpunimin e mishit, JBS, ka dhënë 11 milionë dollarë shpërblim për ta zgjidhur çështjen e sulmit të madh kibernetik.

Rrjeti i kësaj kompanie u sulmua nga hakerët javën e kaluar, duke ndalur kështu përkohësisht disa operacione në Australi, Kanadë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pagesa u bë me Bitcoin, teksa kompania thotë se ishte e domosdoshme të kryhej pagesa për të mbrojtur konsumatorët.

FBI tha se një grup kriminal rus është prapa sulmit kibernetik ndaj kompanisë më të madhe për përpunimin e mishit./UBTNews

Exit mobile version