Donald Trump ka lënë të nënkuptohet se ai do të kandidojë sërish për president në vitin 2024, dhe u zotua se do të bëjë një “njoftim shumë të madh” javën e ardhshme në Florida.
Duke folur në një tubim në Ohio një natë para se të hapeshin votat për zgjedhjet afatmesme, ish-presidenti amerikan tha: “Unë do të bëj një njoftim shumë të madh të martën, më 15 nëntor në Mar-a-Lago në Palm Beach”.
Pa dhënë shumë detaje, ai shtoi: “Ne duam që asgjë të mos e zvogëlojë rëndësinë e së nesërmes”.
Ndonëse ish-presidenti nuk dha detaje të mëtejshme rreth njoftimit, shumica parashikuan se ai mund të shpallë kandidaturën për vitin 2024 për të përfituar nga fitimet e pritshme të republikanëve në zgjedhjet afatmesme./UBTNews/