Liderët e Koresë së Jugut, Kinës dhe Japonisë do të takohen javën e ardhshme në Seul, për të parën herë në bisedime trepalëshe pas më shumë se katër vjetëve, ka njoftuar të enjten presidenca jugkoreane.
Nga zyra e Yoonit, është bërë e ditur se takimi trepalësh mes presidentit jugkorean Yoon Suk Yeol, kryeministrit kinez Li Qiang, dhe kryeministrit japonez Fumio Kishida, pritet të mbahet të hënën në Seul.
Megjithatë përpjekjet e fqinjëve aziatikë për të arritur bashkëpunimin në mes vete ka hasur në pengesa shpesh herë, për shkak mosmarrëveshjeve historike që burojnë nga agresioni i Japonisë gjatë kohës së luftës dhe garës strategjike mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.
Ndërsa marrëdhëniet mes Koresë së Jugut dhe Japonisë u përkeqësuan rëndë për shkak të çështjeve që shkaktoi kolonizimi i Gadishullit Korean nga Japonia, edhe pse këto marrëdhenie u përmirësuan dukshëm prej vitit 2023, kur arritën të lënë pas atë histori për të përforcuar bashkëpunimin përballë sfidave të përbashkëta, përfshirë këtu edhe programin e avancuar bërthamor të Koresë së Veriut. Por arsenali në rritje bërthamor i Koresë së Veriut përbën kërcënim të madh për sigurinë e Koresë së Jugut dhe Japonisë.
Ndërsa Kina, aleati i vetëm i madh i Koresë së Veriut dhe furnizuesi më i madh sa i përket ndihmave, dyshohet se po shmang zbatimin e plotë të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut dhe atë po e ndihmon fshehurazi./UBTNews/