UBT News

“Java e Minatorëve” do të shënohet vetëm me aktivitete simbolike

“Java e Minatorëve” këtë vit do të shënohet vetëm me aktivitete simbolike, pra s’do të ketë manifestim qendror. Lajmi u kumtua pas takimit të kryetarit të komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri me anëtarin e bordit të ndërmarrjes publike “Trepça”, Shyqyri Sadiku.

Edhe pse “Java e Minatorëve” nuk do të shënohet me manifestim siç është organizuar viteve më parë, gjatë këtij takimi është potencuar se menaxhmenti i “Trepça” SH.A, përfaqësuesit e sindikatës, dhe disa nga minatorët janë përkujdesur që të shënojnë disa aktivitete simbolike për nder të kësaj jave të rëndësishme për minatorët.

Me kërkesë të bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Sadiku ka ftuar edhe kryetarin e komunës të jetë pjesëmarrës në shënimin e këtyre aktiviteteve me rastin e 32-vjetorit të grevës së minatorëve 20-28 shkurt 1989.

Në fund u bë e ditur se aktivitetet do të fillojnë me ngritjen e flamurit kombëtar pranë varrit të heroit të kombit “Mehë Uka” në fshati Bajgorë, për të vazhduar me homazhe te kompleksi memorial në Prekaz, tek varrezat e dëshmorëve në Shipol, si dhe në fund vizitë tek pllaka e minatorëve grevistë të vitit 1989 në sheshin e qytetit “Isa Boletini”./UBTNews

Exit mobile version