UBT News

Jashari: Specialja po bën spektakël me njerëzit e UÇK-së

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, ka thënë se Gjykata Speciale po bën spektakël me njerëzit e UÇK-së.

“Çka është gjithë ky spektakël që është ka bëhet me njerëzit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mendoj se ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm si qytetarë, si popull, si shqiptarë në tërësi, në këtë drejtim. Nuk guxojmë as të mendojmë në kokën tonë, t’i gëzohemi këtyre gjërave, dhe aq më shumë me fol diçka të tillë, të gëzohemi pse u arrestua ndonjëri, sepse është vërtetë për keqardhje sepse ka qenë një kauzë e përbashkët.. nga viti ‘92 e deri në qershor ‘99, kushdo qoftë ai që arrestohet apo gjykohet nëpër gjykata të ndryshme, edhe nga Gjykata Speciale, do të thotë prej shqiptarëve që kemi vuajt aq shumë për këtë liri që gëzojmë sot, ne duhet të ndjehemi keq dhe duhet të bëhemi bashkë, ta ndihmojmë njëri-tjetrin që ta kalojmë edhe këtë sfidë”, ka thënë ai./UBTNews

Exit mobile version