UBT News

Rezultati në Skenderaj, reagon Jashari

Kandidati për kryetar komune të Skenderajt, Bekim Jashari thotë se në këto zgjedhje ka pasur blerje votash teksa ka paralajmëruar ankesë zyrtare tek organet kompetente.

Në Facebook, Jashari ka shkruar se ekipi i tij ka raportuar për fletëvotime të pavulosura në rreth 11 qendra të votimit, e që sipas tij, kjo situatë dëshmon për ekzistencën e blerjes se votës me sistemin e njohur si “treni bullgar”.

“Po ashtu mungesa e komisionerëve nga subjekti jonë politik ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë votën tonë. Idealit dhe Drenicës duket se me manipulime, blerje votash iu vjedh fitorja dhe e ardhmja nga ata që janë pasuruar duke vjedhur Kosovën. Pas mbledhjes së fakteve të shumta për manipulime do të kërkojmë drejtësi për manipulimet e bëra në këto zgjedhje në Skenderaj. Ne do të presim numrin e votës se fundit për të dalur me njoftimin e ri”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Jashari është i dyti me rreth 40 për qind të votave e Fadil Nura ka mbi 56 për qind pas numërimit të 54 për qind të votave./UBTNews

Exit mobile version