UBT News

Jasharaj sërish paralajmëron veprime sindikale

Gjysmëvjetori i dytë ka filluar në të gjithë vendin duke respektuar të gjitha masat e rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK). Kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, kryetari i Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj.

Sa i përket Ligjit të pagave, Jasharaj theksoi se presin që në muajin mars të kenë verdiktin final, siç edhe u është premtuar nga institucionet përgjegjëse. Sipas tij, ekziston frika që në kongresin e këtij institucioni do të kërkohet që të ndërmarrin veprime sindikale.

“Gjysmë jetori i dytë ka filluar me rregull. I mbetet Task-Forcave për të parë nëse ka mungesë të nxënësve dhe mësimdhënësve dhe a janë të prekur me COVID-19. Besoj se MAShTi do t’i ketë informacionet e sakta, masat janë duke u respektuar dhe filloi mbarë gjysmëvjetori i dytë. Ne po presim përfundimin e shkurtit që të na lajmërojë ministri Sveçla se version i parë është kryer dhe ta mbajë fjalën në mënyrë që në mars t’i thërrasë sindikatat sepse kërkesë e jona është që gabimi që është bërë në të kaluarën të përmirësohet. E gjitha pritet të kryhet deri në fund të marsit dhe nëse gjërat nuk shkojnë si duhet dhe nëse zotëri Sveçla dhe Qeveria Kurti nuk e mbajnë fjalën, do të na vënë në një pozitë të keqe ngase me 2 prill është kongresi i SBAShK-ut dhe atje unë do të raportojë për arritjet dhe uroj të kemi lajme të mira. Unë kam frikë se kongresi do të kërkojë të veprohet me veprime sindikale”, tha Jasharaj.

Ministrja e Arsimit të dielën ka bërë të ditur se procesi mësimor duhet të zhvillohet me prani fizike, ndërkaq tha se në disa raste mund të shfrytëzohen edhe skenarët e tjerë.

Exit mobile version