Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari, i është gëzuar arritjes së marrëveshjes për nënshkrimin e kontratës kolektive.
Jasharaj në një konferencë të përbashkët me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, ka falënderuar kryeministrin në detyrë për plotësimin e kërkesave të tyre. Madje sipas tij, pas arritjes së kësaj marrëveshje nga e hëna do të ketë frymë të re në arsim.
“U bë e pamundura e mundur për shtesat për paga. Falënderoj të gjithë që kanë punuar dhe është nga herët e para kur kemi kaq bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit. Nga e hëna do të kemi një frymë të re në arsimin e Kosovës”, deklaroi ai.
Kontrata kolektive përveç pikave të tjera parasheh edhe pagën e 13-të për mësimdhënësit pas viti 2023, kjo në bazë të performancës së treguar.