Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka pritur në takim Këshillin Grevist të BSPK-së.
Kryesuesi i Këshillit Grevist të BSPK-së, njëherish edhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ishte i shoqëruar nga kryetari i Sindikatës se Administratës Publike, Ali Gashi, Nexhat Llumnica e anëtarë të tjerë.
Ky takim po zhvillohet pas ftesës që shefi i ekzekutivit i bëri Këshillit Grevist të cilët nga 25 gushti janë në grevë.
Që nga ajo kohë vazhdimisht grevistët kanë kërkuar takim me Kurti, i cili po ndodhi në javën e tretë të grevave.