UBT News

Jarinje: Rruga vazhdon të jetë e bllokuar, qytetarët serbë e kalojnë në këmbë kufirin

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për aplikimin e reciprocitetit me Serbinë për targat provuese, qytetarët serb ia kanë mësyrë në këmbë ta kalojnë kufirin.

Siç raporton Ekonomia Online nga vendi i ngjarjes, qytetarët të cilët ishin me autobus, janë detyruar të kalojnë në këmbë kufirin e Jarinjës.

Kujtojmë që në veri të vendit, gjatë të hënës në mëngjes, është shtuar prezenca e Policisë së Kosovës dhe gjithashtu edhe e pjesëtarëve të KFOR-it. Pasi shoferët serbë të veturave me tabela të shtetit të tyre kanë protestuar kundër vendosjes së tabelave provuese RKS në mënyrë që atyre tu lejohet hyrja në territorin e Kosovës.

Exit mobile version