Japonia ka zgjeruar sanksionet kundër Rusisë të martën, duke ngrirë asetet e më shumë se 130 personave, përfshirë kryeministrin rus Mikhail Mishustin.
Sanksionet e reja synojnë tetë shtetas rusë dhe 133 anëtarë të Republikës Popullore të vetëshpallur të Donetsk dhe Republikës Popullore të Luhanskut në Ukrainën lindore, tha Ministria e Jashtme e Japonisë në një deklaratë.
Lista përfshin Mishustin, oligarkun Vladimir Bogdanov dhe anëtarët e familjes së oligarkut Genadi Timshenko, sipas Ministrisë. Nuk dihet nëse këta zyrtarë mbajnë asete në Japoni.
Japonia gjithashtu zgjeroi ndalimin e saj të eksportit në 71 organizata të tjera ruse, duke përfshirë prodhuesit dhe institutet kërkimore, thuhet në deklaratë./UBTNews/