Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë goditi bregun verilindor të Japonin raportoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, duke bërë që Tokio të lëshojë një paralajmërim për cunami.
Tërmeti u regjistrua rreth orës 02:44 GMT dhe u mat në një thellësi prej 16 kilometrash (9.94 milje) larg bregut të qytetit Hachinohe në prefekturën Aomori, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Agjencia meteorologjike e Japonisë lëshoi një paralajmërim për cunami për pjesët veriore dhe verilindore të vendit dhe parashikoi valë deri në 1 metër (3.2 këmbë) në rajonet e prekura, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo.
Autoritetet lëshuan gjithashtu urdhra evakuimi në disa qytete dhe u kërkuan njerëzve të zhvendoseshin në vende të sigurta, raportoi transmetuesi publik NHK.
Nuk janë raportuar anomali nga termocentralet bërthamore në rajonin e prekur.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme.
Tërmeti i fundit i fortë goditi rajonin pasi autoritetet paralajmëruan më parë për dridhje të forta këtë javë./S.K/KP/
