Tokio po u kërkon qytetarëve të saj që të largohen nga Libani, tha të premten zëdhënësi i lartë i qeverisë japoneze. Mediat japoneze raportuan se qeveria po dërgon avionë ushtarakë për t’i evakuuar ata.
Bombardimet izraelite kanë lënë të vdekur qindra njerëz gjatë kësaj jave në Liban, veçanërisht në bastionet e Hezbollahut, ndërsa grupi militant është kundërpërgjigjur me breshëri raketash.
“Aktualisht jemi duke kontrolluar sigurinë e qytetarëve japonezë që jetojnë në Liban, si dhe po u bëjmë thirrje që të largohen nga vendi ndërsa fluturimet e rregullta komerciale vazhdojnë të funksionojnë”, tha të premten sekretari kryesor i kabinetit, Yoshimasa Hayashi./UBTNews/