UBT News

Japonia sanksionon edhe 25 rusë të tjerë

Japonia do t’i ngrijë asetet edhe të 25 qytetarëve të tjerë rusë dhe do të ndalojë eksportin në 81 organizata ruse, njoftoi Ministria e Financave e vendit. Numri i përgjithshëm i rusëve që iu ngrinë asetet shkon në 101.

Të sanksionuarit janë Igor Shuvalov, një ish-zëvevendëskryeministër rus dhe kryetar i bankës shtetërore Vnesheconombank dhe pesë nga të afërmit e oligarkut Sergey Chemezov. Gjithashtu u ndalua edhe eksporti i mallrave luksoze.

Tokio ka njoftuar për një sërë masash ndëshkuese kundër Moskës javët e fundit. Sanksionet e fundit vijnë pasi kryeministri japonez, Fumio Kishida, u zotua të mërkurën se do të ofrojë më shumë mbështetje për Ukrainën në samitin e G7 në Bruksel./UBTNews/

Exit mobile version