UBT News

Japonia rithekson përkushtimin ndaj sanksioneve kundër Rusisë dhe ndihmën për Ukrainën

Japanese Chief Cabinet Secretary Hirokazu Matsuno attends a press conference at the prime minister's office in Tokyo on June 13, 2022. (Photo by Kyodo News/Sipa USA)

Qeveria japoneze tha të martën se do të vazhdojë të punojë me G7-ën dhe vendet tjera për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe për t’i ofruar ndihmë Ukrainës.

“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është një situatë që trondit themelet e rendit ndërkombëtar dhe Japonia po merr masa vendimtare, duke përfshirë masa të forta të pashembullta kundër Rusisë, në bashkëpunim të ngushtë me G7”, tha kryesekretari i kabinetit, Hirokazu Matsuno.

Komentet e tij pasuan një takim të mbajtur me anëtarë të lartë të qeverisë japoneze, në të cilin kryeministri Fumio Kishida u tha ministrave të punojnë ngushtë me G7 për të siguruar furnizime të qëndrueshme me energji./UBTNews/

Exit mobile version