Qeveria japoneze tha të martën se do të vazhdojë të punojë me G7-ën dhe vendet tjera për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe për t’i ofruar ndihmë Ukrainës.
“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është një situatë që trondit themelet e rendit ndërkombëtar dhe Japonia po merr masa vendimtare, duke përfshirë masa të forta të pashembullta kundër Rusisë, në bashkëpunim të ngushtë me G7”, tha kryesekretari i kabinetit, Hirokazu Matsuno.
Komentet e tij pasuan një takim të mbajtur me anëtarë të lartë të qeverisë japoneze, në të cilin kryeministri Fumio Kishida u tha ministrave të punojnë ngushtë me G7 për të siguruar furnizime të qëndrueshme me energji./UBTNews/