UBT News

Japonia regjistroi 800 mijë banorë më pak vitin e kaluar

Kriza e popullsisë në Japoni po përshpejtohet. Vetëm vitin e kaluar popullsia e Japonisë ra me mbi 800 mijë.

Që nga 1 janari i këtij viti, popullsia totale e Japonisë është 125.4 milionë, përfshirë banorët japonezë dhe të huaj, sipas të dhënave të publikuara të mërkurën nga Ministria e Punëve të Brendshme të Japonisë.

Numri i banorëve të huaj u rrit në afro 289 mijë e 500 krahasuar me një vit më parë, një rritje e ndjeshme prej më shumë se 10%. Por numri i banorëve japonezë u tkurr me 800 mijë e 523, duke shënuar vitin e 14-të radhazi të tkurrjes që nga kulmi në vitin 2009. Dhe për herë të parë, të gjitha prefekturat në të gjithë vendin përjetuan një rënie të numrit të shtetasve japonezë.

Edhe numri i vdekjeve vitin e kaluar shënoi rekord të lartë, me 1.56 milion vdekje të regjistruara, krahasuar me më pak se gjysmën e numrit të lindjeve të regjistruara, vetëm 771 mijë e 801 të porsalindur./UBTNews/

Exit mobile version