Qeveria japoneze do të vendosë të premten nëse do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID-19, afërsisht dy muaj para fillimit të Lojërave Olimpike.
Masat e reja u prezantuan në muajin prill teksa vendi po përballet me valën e katërt të pandemisë.
Mesatarja e rasteve të reja brenda shtatë ditëve qëndron në rreth 4 mijë e 500, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Derisa vetëm 2% e popullsisë 126 milionë banorëshe të Japonisë është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.
Të hënën Shtetet e Bashkuara të Amerikës këshilluan shtetasit e saj të mos udhëtojnë drejt Japonisë për shkak të pandemisë.
Guvernatorët e Tokios dhe Osaka tashmë i kanë kërkuar qeverisë qendrore të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, që përfundon më 31 maj. Sipas mediave japoneze, masat mund të zgjasin deri më 20 qershor. Dita e hapjes së Lojërave Olimpike “Tokio 2020” është 23 korriku.
Kryeministri Yoshihide Suga do të takohet me ekspertët për të diskutuar rreth mundësisë së zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Tokio, Osaka, Hiogo, dhe Kioto dhe në pesë prefektura tjera.
Të dy zyrtarët olimpikë vendas dhe ndërkombëtarë kanë këmbëngulur vazhdimisht që Lojërat të vazhdojnë pavarësisht situatës me COVID-19./UBTNews